Mustafa Lavdëron Ministrat për Sukses në Zhvillimin Ekonomik

Sipas Mustafës, edhe Banka Botërore e ka konstatuar se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Konsideroj se ky është një rezultat që ka ardhur në bazë të angazhimit të tërë qeverisë, jo vetëm të një sektori, apo të disa sektorëve, por të një sinergjie tonë të përbashkët”, ka thënë ndër tjerash Mustafa, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Megjithatë ai ka treguar edhe për anën tjetër të raportit të Bankës Botërore.

“Raporti, po ashtu, ka konstatuar se akoma kemi ballafaqime me probleme strukturore sidomos në fushën e punësimit, tek të rinjtë dhe tek gratë dhe se në këtë aspekt duhet të punojmë edhe më shumë”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai ka kërkuar që të bëhen përpjekjet maksimale që këtë vit të arrihet norma prej 5 për qind e rritjes ekonomike e cila do të ndikojë në elasticitet të punësimit.

Banka Botërore dje ka publikuar raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, ku kishte gjetur se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 3.6 për vitin 2016.

http://kallxo.com/rritja-ekonomike-ne-saje-te-konsumit-dhe-investimeve/

Por KALLXO.com shkroi dje se rritja ekonomike për vitin 2016 ishte vetëm 3.4 për qind.

Rritja Ekonomike Vetëm 3.4% në Vitin 2016

Në mars të këtij viti Isa Mustafa kishte thënë se pret që rritja ekonomike në vitin 2016 të jetë më shumë se 4 për qind.