Arkiv: Isa Mustafa ne konference per media Foto KALLXO.com

Mustafa: Debati në mes të Vjosa Osmanit e Lutfi Hazirit 'nuk çon peshë' për LDK-në

Për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, debatet në mes të përfaqësuesve të kësaj partie nuk çojnë peshë për partinë që ai drejton.

Duke e komentuar debatin e ashpër ndërmjet nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri dhe deputetes Vjosa Osmani, Mustafa tha se ka edhe debate tjera të llojllojshme politike, por që nuk çojnë peshë për LDK-në.

“Për këto debatet, që janë relacione jashtë organeve tona politike, ka relacione të llojllojshme e që janë edhe këto në mes të z. Hazirit dhe zonjës Osmani, por ato s’kanë asnjë peshë për LDK-në. Ato komunikime nuk sanksionohen tek ne në parti. Nuk jemi parti që sanksionojmë komunikimet e njerëzve”, tha në mes tjerash Mustafa.

Ditë më parë, Haziri dhe Osmani kishin debatuar ashpër përmes statuseve në Facebook në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj dialogut me Serbinë, e që janë krejtësisht të kundërta.

https://kallxo.com/vjosa-osmani-i-pergjigjet-ashper-lutfi-hazirit/

https://kallxo.com/lutfi-haziri-e-vlereson-miqesor-debatin-me-vjosa-osmanin/

https://kallxo.com/mesazhi-i-lufti-hazirit-per-vjosa-osmanin/