Gjykata në Prizren | Foto: KALLXO.com

Mungon Prokurori- Shtyhet Gjykimi i ish-Drejtorit

Gjykimi i ish-drejtorit të Administratës Publike të Komunës së Prizrenit Ilir Baldedaj është shtyrë.

Shtyrja e gjykimit është bërë për mungesë të prokurorit të këtij rasti.

Prokurori ndodhej në një gjykim tjetër, në kohën kur duhej të niste seanca kundër ish-drejtorit Baldedaj.

Ish-drejtori i Komunës së Prizrenit në nëntor u deklarua i pafajshëm.

http://kallxo.com/deklarohet-pafajshem-drejtori-komunes-se-prizrenit/

Baldedaj akuzohet për keqpërdorim detyre në lidhje me disa spote reklamuese me televizionet lokale për nevojat e Komunës së Prizrenit.

Aktakuza ndaj Baldedajt u ngrit në nëntor të këtij viti.

Dënime me Kusht Për Mujën dhe të Tjerët (TV)

Ilir Baldedaj nuk është ish-drejtori i vetëm i Komunës së Prizrenit ndaj të cilit është ngritur aktakuzë.

Me aktakuza janë përballur edhe tetë ish-drejtorë tjerë të kësaj komune dhe vetë ish-kryetari Ramadan Muja.