Mungojnë deputetët, ndërpritet seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet për ditën e sotme për shkak të mungesës së deputetëve.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se në sallën janë vetëm 59 deputetë dhe nuk ka kushte për të vazhduar seanca.

“3 deputetë janë jashtë sallës, aktualisht jemi 59 deputetë, me kaq kjo seancë përfundon dhe vazhdojmë kur të ju thërrasim pas takimit të Kryesisë”, tha Veseli.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme u votua Ligji për Dialogun pa prezencën e opozitës.