Mungesa e Shenjave, Shtysë e Aksidenteve në Rrethrrotullime

Në vitet e fundit, ndërtimi i një rrethrrotullimi është parë nga institucionet relevante si mënyrë për t’i shmangur tollovitë në trafik.

Por janë disa çështje që duhet pasur parasysh nga projektuesit kur ta dizajnojnë një rrethrrotullim.

KALLXO.com ka dalë te vendi i aksidentit tragjik me ekspertin e komunikacionit, Shemsedin Hajdari, pronar dhe instruktor i një auto-shkolle në Prishtinë.

Siguria në komunikacion nis nga gjërat më të thjeshta, thotë ai teksa vendos rripin e sigurisë.

Është koha tani për të kaluar kah rrethrrotullimi, ku aksidenti i së premtes nuk ka qenë i pari, sado që ishte më tragjiku në historinë e shkurtër të ekzistencës së tij.

Ai tregon çka i mungon këtij rrethrrotullimi.

“Duhet me pas këtu edhe shenjat të cilat bëjnë pjesë në shenjat e lajmërimit, do të thotë të lajmëroj ashpërsinë e kthesës, vendoset aty për aty ku na tregon drejtimin se ka duhet me lëviz. Ajo shenjë atje nuk shihet që ka qenë aty afër e ndoshta ka qenë dhe është pasojë e aksidentit i cili ka ndodhur këtu”, tha Hajdari.

Ai tregoi se shenjat lajmëruese duhet të jenë të qarta dhe duhet të jenë në vende ku çdo person që merr pjesë në komunikacion ta shoh dhe të veproj sipas saj.

Hajdari shpjegoi se si duhet të projektohet një rreth rrotullim.

“Përveç strukturës duhet të dihet si të projektohet, por është me rëndësi në sa shirita hyrës janë. Rreth rrotullimi ka rolin e ikjes së konfliktit mes makinave”, tha ai.

E metë tjetër aty është se shenjat e komunikacionit brenda rrethrrotullimit janë të vendosura vetëm pak metra para e automjetet t’i afrohen atij.

Hajdari tha se veprimet e ndaluara që nuk duhet t’i bëj një vozitës është përdorimi i telefoni, përdorimi i pajisjeve të cilat marrin vëmendje, bisedat e panevojshme e mos leximi i reklamave të vendosura skaj rrugës.

Por ai thotë se ka mungesë të reklamave vetëdijesuese se ata që marrin pjesë në komunikacion nuk duhet të përdorin alkool.

http://kallxo.com/policia-konfirmon-dy-burra-e-dy-gra-te-vdekur-ne-aksident/