Muhaxheri: Vrasjen e Lumbardhit të Deçanit po mundohen ta përsërisin në Pejë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se të gjithë ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen e jashtëligjshme për dhënien e pëlqimit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh ende po qëndrojnë në prapaskenë.

“Është shqetësuese sepse në rend dite përveç dy pikave të rendit të ditës është futur edhe kjo pikë për diskutim dhe kryetari i Komunës është njoftuar në 9:47 minuta se po mbahet mbledhja d.m.th krejt këto janë procedura të dyshimta, të cilat tregojnë se një kompani, e cila ka shkatërru një lumë, e ka vra Lumbardhin e Deçanit, nuk ka heq dorë prej kësaj procedura, por ka vazhdu prapë për me e kry edhe një akt tjetër të vrasjes të Lumbardhit të Pejës”, ka thënë Muhaxheri.

Gjithashtu ai ka shtuar se mobilizimi i shoqërisë civile dhe qytetarëve të Pejës tregon për rritje të vetëdijes që të mos ndodhë ajo që i ka ndodhur Lumbardhit të Deçanit.

“Për këto katër vjet po shihet që shoqëria civile dhe njerëz që merren me këto aktivitete e kanë parë rezultatin e vrasjes në Lumbardhin e Deçanit dhe vetëdija e qytetarëve është ngritë shumë dhe ka pasë një rezistencë të jashtëzakonshme për me e pengu këtë punë mirëpo akterët që kanë qenë atëherë në skenë janë në prapaskenë dhe po mundohet që këtë projekt me e shty përmes asaj të ashtuquajturës investim strategjik. Kjo i bie që unë vij në shtëpinë tënde me ardhë me investu diçka edhe me quajtë atë investim strategjik pa marrë parasysh që unë ty shpinë edhe jetën ta shkatërroj, unë kam vendosë me i investu 97 milionë euro dhe ju duhet me më lënë mu me investu se mu po ma ka ënda kështu dhe për ty që ta shkatërroj jetën nuk është me rëndësi”, ka shtuar ai.

Këto deklarata kryetari i Pejës i ka dhënë në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Në këtë debat marrin pjesë: Fatmir Matoshi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës; Afrim Ajvazi nga ZRrE; Adriatik Gacaferi nga shoqëria civile dhe Viktor Berishaj, hulumtues.

www.kallxo.com

28 Shkurt 2019 - 21:34

Drenushë Ramadani 28/02/2019 - 21:34
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend