MPJ lëvdon marrëdhëniet me Ganën, kritikon ‘propagandën’ serbe

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës rikonfirmon nivelin e marrëdhënieve shumë të mira me Republikën e Ganës, të cilat, sipas saj, kanë shënuar vetëm ngritje që nga koha e njohjes së Kosovës nga ky shtet më 2012.

Përmes një komunikate, MPJ rikujton se veç komunikimeve të rregullta në nivelin e lartë ndërshtetëror, ndërtimit të urave të miqësisë në mes dy popujve dhe hapjes së mundësive të reja në mes dy vendeve, në muajin qershor të këtij viti është akredituar edhe ambasadorja jorezidente e shtetit të Ganës në Kosovë, Salma Frances Mancell.

“MPJ vlerëson se raportimet e tjera jashtë frymës së marrëdhënieve të mira dhe të qëndrueshme në mes Kosovës dhe Ganës janë thjeshtë vazhdim i propagandës serbe me lajme të rreme”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

https://kallxo.com/daciq-bisedon-me-homologen-ganeze-per-kosoven/

Ndërsa, Ministria serbe e Punëve të Jashtme ka njoftuar në një takim me ministrin Ivica Daçiq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Rajonal të Ganës, Shirli Boçvej, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd, ka deklaruar se shteti i saj do të shqyrtojë vendimin për pranimin e pavarësisë së Kosovës.