MPJ falënderon shtetet që ndërhynë në Kosovë në marsin e 1999-ës

Ministria e Punëve të Jashtme ka organizuar një pritje me rastin e shënimit të 20-vjetorit të ndërhyrjes humanitare të NATO-s në Kosovë për të shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm ndaj shteteve aleate, partnere dhe mike.

Të pranishëm ishin ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell, ambasadori i Gjermanisë Christian Heldt, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha si dhe ministria e zëvendësministra të tjerë.

Ndonëse ishte nikoqir i takimit, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli mungoi në këtë pritje.

Ndërsa mungesën e tij e arsyetoi, zëvendësministrja Rejhane Vuniqi, e cila para të pranishmëve foli për rëndësinë që ndërhyrja e NATO-së e pati për shtetet e Kosovës.

“20 vite me parë Millosheviqi synonte që me dhunë të mbajnë nën kontrolle Kosovën, por përgjigja e botës demokratike ishte e njëjte me atë të qytetarëve. Kjo rezistencë kundër padrejtësisë shtypjes dhe dhunës u kurorëzua me lirinë e Kosovës“, tha ajo.

Sipas saj në rastin e Kosovës drejtësia ende nuk ka gjetur vendin e saj sepse qytetarët e Kosovës ende vuajnë pasojat e luftës.

“Edhe sot është e vështir të flitet për drejtësisë kur ende ka familje që kanë humbur shtëpitë dhe të afërmit e tyre, është e vështir për ato vra që ende sot mbajnë stigmën e dhunës seksuale. Për shumë këndë nga këto viktima kujtimet ende mbesin në mendjet e tyre, ata as sot nuk kanë parë kërkim falje nga shteti i Millosheviqit”, theksoi ajo.

24 marsi i vitit 2019 shënon 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë, me një  fushatë të bombardimeve mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë.