MPB: Vitin e kaluar u shënuan 87 incidente ndëretnike

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj kanë raportuar para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe incidentet që kanë motive ndëretnike.

Ministri Ekrem Mustafa tha se MPB-ja kujdeset për sigurinë e të gjitha komumiteve jo shumicë në Kosovë, si dhe paraqiti statistikave të rasteve penale dhe aksidenteve që kanë ndodhur në vend.

“E rëndësishme është përfaqësimi i strukturës etnike në struktura të drejtësisë. Gjatë vitit 2018 janë realizuar 175 plane operative. 16 mijë e 500 raste kanë qenë për kundërvajtje. Aksidentet  fatale janë shqetësuese. Shkaktarët për to vazhdojnë të jenë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar si dhe mos përshtatja e shpejtëisë me kushtet e rrugës”, tha ai.

Sipas ministrit Mustafa në tre muajt e parë të këtij vitit krahasuar me vitin paraprak është zvogëluar numri i aksidenteve, por është rritur numri i atyre fatale.

Ministri shtoi se në vitin 2018 kanë ndodhur 87 raste të incidenteve ndëretnike.

Kurse, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se situata e sigurisë në vënd është e sigurtë, e qetë dhe stabile.

“Për aksidente fatale fatkeqsisht kemi rritje të tyre ndërkaq në të gjitha rastet e tjera kemi trende pozitve dhe janë inkurajuesuese. Vjet kanë ndodhur 14 aksidente fatale ndërsa këtë vit i kemi 20 të tilla, qe është mjaft shqetësuese”, tha Qalaj, duke shtuar se veprat penale në vend kanë shënuar rënie prej 4.19 për qind.

“Këtë vit janë 7 raste të vrasjeve në raport me 10 sa kanë ndodhur në vitin e kaluar. Të gjitha vrasjen e bëra sivjet janë zbuluar. Rënie ka shënuar edhe numri i vjedhjeve. Edhe vjedhje të rënda ka  19.47 për qind më pak. Grabitjet kanë shanuar rënie ne 8.95 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tha ai.

Sipas Qalajt, folus i veçantë këtë vit i Policisë do të jenë lufta ndaj narkotikëve dhe trafikimi me njerëz.

“Edhe për krimet ndëretnike është një fokus i policisë qe të kontribuojmë në parandalimin e këtyre rasteve dhe më pas hetimin dhe dënimin. Janë në rënie e sipër këto raste. Për vitin 2018 kemi pasur 10 raste të krimeve ndëretnike të cilëusara dje 9 janë zbuluar dje dërguar në prokurori”, tha ai.

Në anën tjetër, anëtari i Komisionit Veton Berisha, foli për sigurinë dhe incidentet me motive ndëretnike.

“Ka plot tendenca që në Kosovë me dal në opinion që komunitetet nuk kanë siguri ka cenim të të drjtave të tyre por na duhet me qenë real, Kosova qëndron mirë në këtë drejtim.

Duhet pasur kujdes në trajtimin e rasteve, t’i mbrohet identiteti dhe jo një i dyshuar identifikohet vetëm me komunitetin të cilit i përket”, tha ai.

Edhe anëtari tjetër Danush Ademi, kritkoi zbulimin e identitetit vetëm në baza etnike.

“Nuk është në rregull të ketë raste kur të artestuarve për krime u zbulohet identiteti i tyre vetëm në baza etnike. Kjo shkakton frikë te qytetarët. Pak më shumë duhet punuar në shkolla të Kosoës ku po infektohen fëmijët në gjëra të pahijshme”,tha ai.