Ilustrim: Kolonat në Merdarë

MPB pranon kërkesën e Haradinajt për policë shtesë në pikat kufitare me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka kërkuar sot Ministrisë së Punëve të Brendshme pika shtesë të kontrollit nëpër pika kufitare me qëllim të përshpejtimit të procedurave dhe pritjeve që po ndodhin në kufijtë.

Me anë të një postimi në profilin zyrtar, ministri i MPB-së, Bejtush Gashi ka thënë se Ministria do të zbatojë masa lehtësuese të kontrollimit të dokumenteve.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Gashit:

“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, Ministria e Punëve të Brendshme përmes Policisë Kufitare do të zbatoj masa lehtësuese të kontrollimit të dokumenteve.

Policia Kufitare do të reduktoj në minimum procedurat e përditshme të kontrollit të kalimit kufitar për bashkëatdhetarët tanë, varësisht nga nevoja do të rritet numri i zyrtarëve policor kufitar, do të vendosen pika shtesë të kontrollit si dhe do të merren masa tjera në mënyrë që të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkatdhetarëve tanë në kufi, veçanërisht në pikat kufitare Dheu i Bardhë, Morinë dhe Merdare si pika kufitare më të frekuentuara gjatë sezonit veror”.

https://kallxo.com/haradinaj-kerkon-pika-shtese-te-kontrollit-te-dokumenteve-ne-pikat-kufitare-me-serbine/

Kallxo.com