Ilustrim

MPB jep detaje për fushatën e legalizimit të armëve

Ministri e Punëve të Brendshme sot mban konferencë për media në kuadër të fushatës së legalizimit të armëve ilegale “Me letra”, ku do të diskutohet për progresin e deritanishëm, si dhe prezantohen planet konkrete lidhur me këtë fushatë.

Në konferencë do të marrë pjesë, Izmi Zeka, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Alessandra Roccasalvo, u.d. përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë, si dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Fushata e legalizimit, pjesë e përkrahjes afatgjatë nga Projekti për Sigurinë në Kosovë (KSSP) i UNDP-së, u mundësua përmes kontributit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Gjermane.

(Ndërtesa e Ministrisë se Punëve të Brendshme, salla P 02,  ora 10:30)