MPB dhe UNHCR takojnë azil-kërkuesit në Qendrën e Azilit Foto MPB

MPB dhe UNHCR takojnë azil-kërkuesit në Qendrën e Azilit

Me rastin e javës kur shënohet Dita Botërore e Refugjatëve, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka, i shoqëruar nga zyrtarë të MPB-së dhe Shefi i Zyrës së UNHCR-së në Kosovë, z. Erol Arduç, takuan azil-kërkuesit në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.

“Ne kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë çdo ditë se bashku me UNHCR-në, organizatat partnere të saj dhe me organizata tjera, në mënyrë që të gjithë së bashku t’ua mundësojmë azilkërkuesve dhe refugjatëve një trajtim me dinjitet dhe të drejtë”, tha zëvendësministri Zeka, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Ndërsa Shefi i Zyrës së UNHCR-së në Kosovë, z. Erol Arduç, iu drejtua azil-kërkuesve të pranishëm, duke u thënë se Qendra në të cilën janë të vendosur ofron kushte shumë të mira. Po ashtu, ai tha se “njerëzit këtu janë të ndjeshëm për situatën e juaj si refugjatë dhe janë mikpritës”.

Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë për Punë të Brendshme, Valon Krasniqi, tha se MPB do të vazhdojë të punojë bashkë me UNHCR-në dhe partnerët e saj, që të jetë një sistem efikas të ofrimit i shërbimeve të ndihmës juridike.

Në këtë vizitë, krahas zyrtarëve nga UNHCR dhe Ministria për Punë të Brendshme, morën pjesë edhe studentë të Fakultetit Juridik, të cilët këtë vit kishin ndjekur ligjërata përkitazi me mbrojtjen ndërkombëtare për refugjatët. Studentët patën mundësinë që të vizitojnë Qendrën e Azilit dhe të bisedojnë me azil-kërkuesit.

Me këtë rast, të pranishmit mbollën fidanë në oborrin e Qendrës së Azili

18 Qershor 2019 - 11:43

Taulant Osmani 18/06/2019 - 11:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend