Foto Arkiv - Ilustrim

Motoçikleta Godet një Qytetar

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:40, në rr. “Tringë Smajli”, në qendër të Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka treguar se Policia ka reaguar menjëherë në këtë rast.

“Përderisa njëri nga të dyshuarit është ndaluar nga Policia, dyshohet edhe për një person tjetër, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

“Njësitet relevante policore janë ne proces të hetimeve intensive për sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit”, ka shtuar ai.

Sipas fotografive të dërguara nga KALLXO.com në vendin e ngjarjes shihen njësi të Policisë.