Moti, temperaturat deri 36 gradë

Sot mbi vendin tonë do të jetë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Reshjet janë të mundshme në viset malore e atë kryesisht gjatë natës.

Temperatura më e ulët 14 deri në 22 gradë, kurse ajo më e larta e ditës nga 33 në 36 gradë Celsius. Deri në fund të javës, do të jetë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë me një temperaturë maksimale të premten nga 33 në 36 ° C, dhe për fundjavë deri në 34 ° C.

Prej të hënës do të jetë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me shira lokale.

Në shumicën e vendeve temperatura do tē jetë ndërmjet 28 dhe 31 gradë.

Situata biometeorologjie mund të shkaktojë siklet te shumica e të sëmurëve kronikë. Kujdes këshillohet te astmatikët dhe pacientët me sëmundje nervore.

Njerëzit e ndjeshëm do të hetojnë dhimbje reumatike dhe aftësi të reduktuara për të punuar. /21Media