Moti sot, pasditja me shi

Në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, e pasditja do të jetë me vranësira të dendura dhe vende–vende me shi dhe stuhi lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë dhe kontakti direkt me diellin, mundësisht të jetë i kufizuar.

Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të qëndrojë mbi vlerat e normales.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

Java e ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh./21Media