Moti sot, pasdite me riga shiu

Temperatura e mëngjesit do të  lëvizë nga 11 në 19 gradë Celsius, kurse ajo më e larta e ditës nga 27 deri në 31 gradë.

Në Kosovë do të jetë mot i ndryshueshëm, i ngrohtë kurse pasdite me intervale të shkurtëra të rigave të shiut.

Javën e ardhshme moti do të jetë i përcjellë me vranësira dhe i ndryshueshëm, por i ngrohtë dhe me shira lokale në orët e pasditës.

Temperatura do të rritet në mënyrë progresive, të premten dhe të shtunën në shumicën e vendeve ajo do të arrijë rreth 33 gradë, kurse nga e diela e ardhshme do të ketë rënie.

Kushtet atmosferike mund të kenë një efekt negativ te njerëzit me shtypje të lartë të gjakut dhe te ata me probleme të  sistemit nervor.

Të tillë pacientë do të ndjejnë dhimbje në eshtra dhe nyje, dhimbje koke.

Njerëzve të ndjeshëm u rekomandohet të mos i ekspozohen diellit të mesditës dhe rrezeve ultraviolet/21Media