Moti sot në Kosovë, i vrenjtur por edhe me diell

Në vendin tonë do të jetë motmesatarisht i vrenjtur me periudha më të gjata me diell si dhe me erëra të intensitetit të dobët.

Temperatura më e ulët e ditēs do të jetë nga 7 deri në 13 dhe ajo më e larta e ditës nga 20 në 24 gradë Celsius.

Të hënën do të jetë mot me re në juglindje, e cila do të shtrihet në disa vende, kryesisht në rajonet jugore dhe qendrore, pastaj me periudha të shkurtëra me shi apo stuhi.

Kushtet biometeorologjike janë relativisht të favorshme për shumicën e pacientëve kronikë.

Kujdes i caktuar këshillohet për njerëzit me çrregullime kardiake dhe cerebrovaskulare./21Media