Moti sot në Kosovë, i vranët e me shi

Sot mbi vendin tonë moti do të jetë mjaft i vrenjtur, pjesërisht me shi dhe stuhi.

Temperatura e mëngjesit nga 14 në 18, ajo më e larta e ditës nga 23 deri në 28.

Në Kosovë në ditët në vijim, do të jetë i vrenjtur me stuhitë lokale, vetëm të enjten dhe të premten, kryesisht i thatë e me periudha më të gjata të motit me diell.

Ndikimi relativisht i pafavorshëm i gjendjes biometeorologjike në sëmundjet kronike vazhdon.

Reagimet meteoropatike mund të manifestohen si dhimbja e kockave, e kokës dhe nervozizëm./21Media