Moti sot, me diell dhe i nxehtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.”, bëhet e ditur në njoftimin e IHK-së./21Media