Moti sot, i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius“, thuhet në njoftim.

Po ashtu IHMK bën të ditur se shtypja atmosferike mbetet e lartë por me tendencë të zbritjes në ditët në vijim.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s./21Media