Moti sot, i thatë dhe i freskët

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, kurse gjatë ditës do të fryejë një erë e freskët.

Temperatura më e ulët është nga 10 në 16 gradë, ajo më e larta e ditës nga 20 gradë në verilindje deri në 27 gradë në jug të vendit.

Gjatë javës në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë.

Në fillim të javës temperatura maksimale do të jetë 25 gradë kurse në fundjavën e ardhshme deri 30 gradë.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të favorshme për shumicën e njerëzve të sëmurë kronikë dhe të ndjeshëm./21Media