Moti sot i ndryshueshëm, me riga shiu e bubullima

Në Kosovë moti sot do të jetë i ndryshueshëm, do të ketë riga shiu dhe bubullima.

Temperatura më e ulët do të jetë nga 15 në 19, kurse ajo më e larta e ditës nga 26 në 30 gradë.

Deri të mërkurën do të jetë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë me periudha të shkurtëra kohore me shira lokale dhe bubullimë.

Prej të enjtes do të jetë mot i ndryshueshëm me re.

Kushtet biometeorologjike nuk do të ndikojnë mbi shumicën e pacientëve kronikë.

Disa probleme mund të ndikojnë te pacientët e zemrës dhe astmatikët.

Dhimbja reumatike dhe aftësia e reduktuar e punës janë të mundshme nga reaksionet meteoropatike./21Media