Moti Sot dhe Gjatë Vikendit

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara mund të jenë në orët mesditës.

Temperaturat do të sillen në mes 0 e 9 gradë Celsius.

Edhe nesër, pra ditën e parë të fundjavës, pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme të cilat vende-vende mund të marrin karakter zhvillimi.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë ato do të sillen në mes 1 e 11 gradë Celsius.

Të dielën parashihet të ketë vranësira të pjesshme të cilat gjatë javës së ardhshme do të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje të dobëta shiu.

Në lugina mund të ketë mjegull.

Temperaturat edhe më tej do të jenë ca mbi mesataren për këte periodë të vitit./21Media