Moti - Pasditja me shi

Sipas parashikimeve të meterologëve gjatë ditës së sotme, në pjesën e parë të ditës vlerat termike mbesin të larta, mirëpo gjatë ditës kjo situatë do të ndryshoj, sepse do të krijohen vranësirat e dendura dhe jostabile, të cilat në pjesën e dytë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa me uljen e temperaturave gjatë natës, reshjet e shiut do të kalojnë në formë dëbore.

Temperaturat minimale vetëm ditën e hënë parashihen të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të arrijnë 11 deri 15 gradë.

Ndërsa nga e marta minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe më pas nga pasditja e së hënës e tutje, era do ta ndërroj kahun, në drejtim të veriut dhe verilindjes shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 18m/s.