Moti nesër, reshje të lehta të borës

Mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore, parashihet për ditën e premte.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s. Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, ndërsa masat e ajrit do të jenë aktive pothuaj gjatë gjithë ditës, e që do të jenë në favor të cilësisë së ajrit”, thuhet ne raportin e Institutit Hidrometeorologjik te Kosovës./21Media