Moti nesër, në mëngjes mjegull e ngrica

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshje të intensitetit mesatar priten vetëm në perëndim dhe veriperëndim të vendit.

“Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales. Në mëngjes pritet të ketë mjegull e cila në disa lokalitete mbetet e qëndrueshme. Edhe ngrica të dobëta parashihen në shumë zona, kryesisht në rrugë dytësore dhe të pakryposura. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, ka njoftuar IHMK./21Media