Parashikimi i motit

Moti nesër, kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe nesër do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas IHMK temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

“Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Këto do të jenë temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit

Prishtinë 1-17

Pejë 2-17

Prizren 2-17

Podujevë 1-16

Ferizaj 1-15

Gjilan 1-17

Gjakovë 2-17

Mitrovicë 1-15 /21Media