Moti në Kosovë për 5 ditët në vijim

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se situata meteorolologjike do të stabilizohet gjatë javës së ardhshme, përjashtuar ditën e hënë dhe pjesërisht të martën, ku pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimeve nga e mërkurja sërish do të ketë ngritje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale, duke ju përgjigjur mesatareve  të viteve tjera.

“Të enjten sërish kushte për reshje shiu por që nuk do të reflektohen në uljen e vlerave termike”, njofton IHMK.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius, përjashtuar dy ditët e para të javës ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Sipas IHMK-s 137, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi  maksiamale deri 6 m/s./21Media