Moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike, sipas Institutit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

”Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile duke krijuar kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Të mërkuren dhe të enjten do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell dhe mundësitë për reshje do të zvogëlohen, mirëpo nga dita e premte e tutje serish do të ketë çrregullim të motit, vranësira të dendura dhe kushte të favorshme për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”, njofton Instituti.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Sipas njoftimit, do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 9m/s./21Media