Moti në Kosovë gjatë vikendit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje të kohëpaskohëshme të shiut.

“Nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehta, lagështia e ajrit mbetet e lartë dhe si pasojë e ndryshimeve fazore do të krijohen kushte që në orët e para të ditës të krijohen mundesitë për mjegull afatshkurte të radiacionit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale mbeten afërsisht të ngjajshme nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s./21Media