Mjegulla në Fushë Kosovë

Moti, mëngjesi me mjegull

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore të intensitetit të dobët deri mesatar, kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të vendit, ndërsa në pjesët tjera do të ketë riga të dobëta shiu. Në mëngjes në shumë territore parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. Kjo gjendje meteorologjike me këto elemente aktive do të krijoj kushte për një cilësi relativisht të mirë të ajrit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.