Moti me vranësira të pakta

Moti në mëngjes do të jetë mot me vranësira të pakta kurse në veri dhe në lindje, pjesërisht me reshje të ulëta.

Në mesditë, gradualisht do të kthjellohet fillimisht në jugperëndim, pasdite dhe në mbrëmje dhe në pjesë të tjera, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Republikës.

Era do të jetë e dobët nga  perëndimi dhe veriperëndimi, herë pas here e fortë në lindje. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga një deri në nëntë, kurse ajo më e larta e ditëd nga 15 në 20 gradë Celsius.

Te dielën do të jetë mot më i ngrohtë – me diell në të gjitha pjesët e vendit me një temperaturë maksimale prej 22 deri në 25 gradë.

Të hënën, ajo do të vazhdojë të jetë mot i ngrohtë dhe më së shumti me diell, vetëm në veri të vendit, me disa re, por priten edhe periudha kohore me shi të shkurtër.