Moti me shi e borë

Nga dita e sotme rikthehet të ftohtit dhe bora në Kosovë.

Sipas Prishtina Weather, gjatë ditëve në vazhdim moti do të vazhdojë të jetë i ftoftë, me vranësira dhe reshje bore.

Temperaturat maksimale do të sillen nga 1 deri në 2 gradë, ndërsa ato minimale priten të arrijnë deri në minus 7 gradë.