Moti me diell e vranësira lokale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premte do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell, krahasuar me ditët e kaluara, mirëpo edhe reshjet e izolura të shiut të intensitetit të dobët, do të jenë prezente nëpër disa lokalitete.

Temperaturat vazhdojnë t`i mbajnë këto amplituda të njëjta, por që në ditët vijuese do të pësojnë ngritje të lehta në të dy vlerat ekstremale.

Minimalet nesër do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Era do të vazhdojë ta mbajë drejtimin e verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 7m/s, njofton IHMK.