Sheshi Zahir Pajaziti - Prishtinë - Foto Naim Krasniqi - KALLXO

Moti kryesisht me diell

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, mbi vlerat e mesatares do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Të shtunën mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë të qëndrueshme dhe si të tilla do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, minimalet ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.