Prishtina në ditë me shi - FOTO Arbisa Shefkiu - KALLXO - 09.04.2019

Moti i ndryshueshëm, me reshje të shiut

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu. Reshjet e shiut vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet ndjeshëm nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 15m/s’, njofton IHMK.