Moti i ndryshueshëm

Të mërkurën pritet të ketë më shumë orë me diell, por mundësit për reshje lokale mbeten, meqë do të ketë edhe vranësira të cilat në zona shumë të kufizuara mund të sjellin reshje afatshkurta, thuhet  në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Të enjten do të mbajë mot me vranësira të dendura, të cilat parashihen të sjellin reshje të dendura shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet mund të shoqërohen me stuhi dhe në vende të kufizuara edhe me breshër.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-14m/s.