Moti i freskët me reshje lokale shiu

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i freskët.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në vende të kufizuara reshjet do të jenë në formë stuhie dhe me mundësi për reshje breshëri”, bën të ditur IHK.

Ndërkaq të enjten moti do të jetë më i qetë i shoqëruar me kthjellime dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë herë–herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-12m/s.