Moti gjatë kësaj jave me shi dhe rrufe

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës moti gjatë kësaj jave do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot jostabil, të shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

Në fushat termike do të ketë rënie për disa gradë, por kjo gjendje nuk do të ndikoj edhe në temperaturat minimale, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të njëjta me ditët e fundit, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-13m/s, thuhet ne njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.