Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Mot me Diell Gjatë Vikendit

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare!

Sipas parashikimeve të meteorologëve në fundjavë pritet të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht me diell.

Gjatë orëve të mbrëmjes vranësirat do të shtohen, e vende-vende priten edhe mundësi për reshje shiu.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 2ºC deri në 6ºC, e maksimalet nga 9ºC deri në 18ºC.

Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale, por në fillim të javës së ardhshme sërish pritet të pësojë rënie.