Ilustrim

Mosmarrëveshja dërgoi tre persona në pranga

Tre persona janë arrestuar nga policia në Vushtrri, pas një mosmarrveshjeje që kishin mes vete.

Në raportin zyrtar të policisë thuhet se dy prej të arrestuarve kanë rrahur viktimën, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari i tretë deri sa ka qenë në stacionin policor e kishte kanosur viktimën e njëjtë.

Dy të dyshuarit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i tretë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.