Protesta në Moskë, Foto: REL/AP

Moskë, protestë kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut

Qytetarët në Moskë po protestojnë kundër shkeljeve masive të të drejtave të njeriut në Rusi dhe po bëjnë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë.

Pjesëmarrësit në protestën e quajtur “Për Rusinë e lirë pa represion dhe arbitraritet”, u mblodhën sot në Moskë, vetëm dy ditë para Ditës së Rusisë, një festë patriotike.

Policia tha se rreth 1.700 persona po marrin pjesë në protestë, por organizatorët e saj thanë se janë rreth 5.000 persona.

Disa protestues kanë mbajtur në duar fotografinë e Oleh Sentsov, regjisorit ukrainas, i cili është arrestuar nga autoritetet ruse në Krime.

Sipas grupit të pavarur monitorues OVD-Info, dy persona janë arrestuar gjatë protestës së sotme. (REL)