Ish-prokurori Bajram Hamitaga | Foto: KALLXO.com

Mos-hapja e një CD-je Shtyn Gjykimin e Prokurorit

Pamundësia për të shikuar një CD pasi që nuk hapej, ka bërë që gjykimi i prokurorit të Prizrenit, Bajram Hamitaga të mos mbahet dhe të shtyhet për një datë tjetër.

Në seancë ishte paraparë që të administrohej si provë një CD lidhur me rastin ku prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Bajram Hamitaga po gjykohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa Luan Delili, shoferi i Prokurorisë në Prizren psr frikësim ndaj procedurës penale.

Kësisoj në pamundësi për t’u mbajtur, gjykimi është shtyrë për datën 19 tetor.

Hetimet ndaj Hamitagës dhe Delilit filluan menjëherë pas transmetimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në maj të këtij viti, në të cilin prokurori akuzohej se ka kërkuar favore nga një i dyshuar ndaj të cilit ai po i zhvillonte hetimet.

http://kallxo.com/prokurori-rrefen-per-kositesen-qe-e-rregulloi-te-akuzuari/

http://kallxo.com/prokurori-flet-per-cadren-qe-mori-nga-familja-e-te-akuzuarit/

Aktakuza ndaj Hamitagës dhe Delilit u ngrit nga Prokuroria Themelore në Gjilan më 26 shtator.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Hamitaga, i cili ka qenë prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, nga muaji korrik i vitit 2013 deri më 22 janar 2015, në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe djalin e tij, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me çka ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Prokurori Hamitaga Dyshohet se Kërkoi Ryshfet nga i Akuzuari

I  pandehuri i dytë i këtij rasti, Luan Delili, më 8.4.2016, akuzohet se  me anë të premtimit e ka nxitur personin tjetër që të përmbahet nga dhënia e deklaratave, në mënyrë që të tërhiqet nga dhënia e deklaratave që i ka dhënë në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren, se i pandehuri i parë B.H., ka kërkuar 5.000 euro, me çka ka kryer veprën penale të frikësimit gjatë procedurës penale.

http://kallxo.com/negociatat-e-korrupsionit-ne-prizren-video/

Hamitaga dhe Delili janë deklaruar të pafajshëm në pretendimet e prokurorisë.