OShC-të si Partnerë të Barabartë në Monitorimin e Financave Publike
Ky projekt bashkëfinancohet nga Komisioni Europian
Nga fillimi i vitit 2016 një grup prej 10 organizatave nga 7 shtete së bashku do të implementojnë projektin “OShC-të si Partnerë të Barabartë në Monitorimin e Financave Publike” për katër vjetët e ardhshëm.
Edhe pse OShC-të në Ballkanin Perëndimor tashmë kanë zbatuar disa nga aktivitetet e monitorimit të financave publike dhe institucioneve financiare, këto aktivitete nuk janë kryer në mënyrë sistematike.
Për më tepër, ndikimi i OShC-ve brenda rajonit mbi politikë-bërje dhe vendimmarrje në financat publike, është i dobët. Prandaj, OShC-të njohën rritjen e nevojës për monitorim sistematik të financave publike dhe institucioneve publike. Niveli i njohurive në rajon mund të përmirësohet përmes shkëmbimit të njohurive në mes partnerëve dhe rrjeteve të tjera të OShC-ve. Në shtetet e targetuara, niveli i njohurive mbi financat publike në mesin e publikut të gjerë është mjaft i ulët, kështu që financimi publik duhet të sillet më afër qytetarëve.
Qëllimi i projektit është përmirësimi i nivelit të transparencës dhe llogaridhënies në politikë-bërje dhe vendimmarrje në fushën e financave publike, nëpërmjet forcimit të rolit dhe zërit te OJQ-ve në monitorimin e institucioneve që operojnë në fushën e financave publike. Në këtë mënyrë, projekti do të ngre nivelin e njohurive të OShC-ve mbi financat publike dhe IFN-të dhe do të përmirësojë kapacitetet e OShC-ve në monitorim. Përvec kësaj, projekti do të ndihmojë në avokimin për transparencë, llogaridhënie, dhe efikasitet nga institucionet publike në financat publike.
Për më tepër, ky projekt do të krijojë njohuri në avokimin për qëndrueshmëri, transparencë, dhe llogaridhënie mbi financat publike dhe IFN-të. Po ashtu, do të rrisë rrethin e rrjetit dhe bashkëpunimin e OShC-ve në monitorimin e financave publike në nivel rajonal dhe atë të BE-së.
Së fundi, ajo do të ngre nivelin e të kuptuarit të medieve dhe publikut të gjerë, mbi sfidat në sektorin e financave publike dhe ndikimet e INF-ve.
Aktivitetet kryesore të projektit janë hulumtimi dhe monitorimi, avokimi, ngritja e kapaciteteve, transferimi i njohurive/praktikave dhe rrjetëzimi në katër tema specifike:
borxhi publik,
partneritetet publiko-private,
taksat dhe
Infrastruktura publike
………………………………………………………………
Informata të Përgjithshme
Projekti: “OShC-të si Partnerë të Barabartë në Monitorimin e Financave Publike”
Objektivat
Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës në financat publike në shtetet e targetuara dhe forcimi i rolit të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) në monitorimin e performancës së institucioneve në këtë fushë.
Objektivat specifike
Grupet e targetuara
Përfituesit finalë
Rezultatet e pritshme
…………………………………………………………………..
PARTNERËT E PROJEKTIT
Partnerët e projektit
Përveç BIRN-it, partnerët e tjerë të projektit janë:
Fondacioni Krahët e Shpresës, Bosnjë dhe Hercegovinë
Qendra për Ekologji dhe energji, Bosnjë dhe Hercegovinë
Za Zemiata, Bullgari
Analytica, Shoqata për Hulumtim të Politikave, Maqedoni
MANS, Rrjeti për Afirminin e Sektorit të OJQ-ve, Mali i Zi
CEKOR, Qendra për Ekologji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Serbi
Fractal, Serbi
Focus, Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm, Slloveni
EnaBanda, Shoqata për Aktivitete Kulturore dhe Hulumtuese, Slloveni
Duke klikuar në emrin e një partneri, ju do të ridrejtoheni ne faqen e tyre zyrtare.