BURIMI BBC

Momenti i arrestimit të njërit prej sulmuesve të aktit terrorist - VIDEO

Të paktën 49 persona u vranë dhe 48 të tjerë u plagosën nga sulmi terrorist që ndodhi në dy xhami në Zelandën e Re.

Brenton Tarrant, raportohet të jetë i dyshuari i këtij akti terrorist, i cili filmoi tërë ngjarjen.

Ai filmoi veten duke shtënë me armë mbi myslimanët të cilët po falnin namazin e së premtes.

Ai u arrestua nga Policia, ndërsa njoftohet se deri më tani janë arrestuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër, ndërsa ka thënë se është e paqartë nëse ka të tjerë të dyshuar.

Momenti i arrestimit të njëri nga sulmuesit./RTV21