Dardan Molliqaj në Debat pernime. Foto: Atdhe Mulla

Molliqaj: PSD do të jetë forcë përbërëse me një vlerë të madhe në Kuvend

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj është shprehur i sigurtë se në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të jetë një forcë e madhe në Kuvendin e Kosovës, përkundër faktit se një sondazh i KDI-së e ka nxjerrë këtë parti me vetëm 2%.

“Prej përvojës time me matjen e opinionit publik dhe përvojës time në ndërtimin e strukturave të partisë, PSD do të jetë forcë përbërëse me një vlerë kogja të madhe në Kuvendin e Kosovës. Jam i bindur, nuk mund të flasë më shifra tani, por përvoja ime ka qenë kogja e saktë sa i përket sondazheve”, tha Molliqaj në intervistën e dhënë për KALLXO.com

Ai madje thotë se janë zhvilluar edhe sondazhe tjera të cilat e qesin PSD-në shumë më lartë se ai i KDI-së.

“Ka sondazhe tjera që s’janë bërë publike e që PSD-në e nxjerrin më lartë, janë sondazhe të disa kompanive në Kosovë, të cilat nuk i kanë bërë publike por na i kanë ofruar, ne jemi shumë më lartë se aq. Nëse nuk gaboj kemi qenë 6.2 ose 7.2”, tha tutje Molliqaj.

Sipas tij, saktësia më e afërt e sondazheve do të jetë në prill ose maj të vitit të ardhshëm.

Intervista e plotë: