Takimi Thaçi- Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi. Foto: BE

Mogherini tregon për çka u dakorduan Thaçi e Vuçiq

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, që ka udhëhequr sot takimin ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se palët janë dakorduar për intensifikim të dialogut.

“Përfaqësuesi i lartë dhe Presidentët patën një diskutim intensiv dhe produktiv mbi kuadrin e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve. Ata ranë dakord të intensifikojnë punën në javët e ardhshme”, ka thënë Mogherini.

Ndryshe ky ishte takimi i parë mes Thaçit dhe Vuçiqit për fazën përfundimtare të dialogut./21Media