Federica Mogherini - Foto: REL/AP

Mogherini: Shqipëria shpresoj të jetë shpejt gati për BE

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama tha se disa ndryshime i keni bërë të gjithë së bashku, ndërsa çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë e vlerësoi rezultat të përbashkët.

“Procesi i zgjerimit gjithmonë mbështetet në meritë dhe do e përsëritim gjithmonë. Vitin e kaluar u shpresa mjaft qartësisht se Komisioni Europian do të kishte dhënë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë kur zbatimi i reformës në drejtësi, dhe posaçërisht vettingu të fillonte, ju e realizuat, ne përmbushëm atë që thamë”, tha Mogherini.

Ajo rekomandimin e Komisinit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e cilësoi moment historik.

Mogherini tregoi edhe çfarë duhet të bëjë Shqipëria në të ardhmen.

“Mbajtja dhe thellimi i reformave që janë ndërmarrë dhe kjo është puna kryesore që kemi përpara”, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Ajo lavdëroi shqiptarët edhe për besim në Bashkimin Europian.

“Ky është vendi me popullsinë e dytë më të re në rajon dhe nëse nuk gabohem ky është një nga vendet e Evropës që ka besimin më të lartë në BE”, tha Mogherini.

Ajo deklaroi se BE-ja do ta marrë brenda vetes Shqipërinë kur shteti shqiptar ë jetë gati.

“Nuk është vetëm një vendosmëri e fortë e popullit shqiptar për t’u bashkuar me BE, por në interes të BE që të marrë Shqipërinë në BE kur ajo të jetë gati për këtë dhe shpresoj se do të jetë shpejt”, tha Mogherini.