Mobilizimi që grumbulloi rreth 100 mijë euro shërbime për prodhuesit vendorë

Kompani të ndryshme kosovare kanë ofruar shërbime falas për prodhuesit vendorë që deri më tani arrin shifrën gati 100 mijë euro.

Kështu ka treguar Valon Canhasi drejtor ekzekutiv i Hallakate.com, i cili ishte iniciuesi i kampanjës për përkrahjen e prodhuesve vendorë pas vendosjes së taksës doganore 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

I ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosov’, Canhasi tregoi se si e krijoi databazën për të listuar prodhuesit vendorë dhe mobilizimi që u bë për përkrahjen e tyre.

“Nuk kishim një adresë të saktë me pa kush janë prodhuesit vendorë, ideja erdh që me e bë një webfaqe, njëfarë databaze të thjeshtë ku ju tregojmë njerëzve se kush janë prodhuesit vendorë. Unë çka kam ofruar personalisht ka qenë një muaj falas për kampanjën e parë për t’i plasuar prodhimet e veta në rrjetet sociale”, tha Canhasi.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

 

 

22 Nëntor 2018 - 20:38

Doruntina Baliu 22/11/2018 - 20:38
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend