Protesta për lirinë e Haradinajt | Foto: Atdhe Mulla

Mllefi në Fytyrat e Protestuesve për Haradinajn

Në protestën e sotme të opozitës për lirinë e Ramush Haradinajt, fotografi Atdhe Mulla kapi momente mllefi në fytyrat e atyre që u mblodhën për të kundërshtuar mbajtjen e Haradinajt në Francë që nga 4 janari.

Haradinaj u arrestua pikërisht para dy muajsh nga autoritetet franceze për shkak të një fletarrestimi të INTERPOL-it të lëshuar nga Serbia.

Serbia është duke kërkuar nga Franca ekstradimin e Haradinajt, ndërsa më 2 mars gjykata e qytetit Colmar të Francës vendosi që për kërkesën ekstraduese të Serbisë të vendosë më 6 prill.

Edhe fjalimmbajtësit në këtë protestë u “zunë” në fotografi duke shfaqur emocionet e tyre.

Në vazhdim mund të shihni fotografitë që zbulojnë detaje të protestës.

Protesta Ramushi_001 Protesta Ramushi_003 Protesta Ramushi_004 Protesta Ramushi_008 Protesta Ramushi_011 Protesta Ramushi_012 Protesta Ramushi_013 Protesta Ramushi_015

Protesta Ramushi_016

Protesta Ramushi_010 Protesta Ramushi_014